Posts

Showing posts from 2019

Muzika shqiptare

Image
Folklori muzikor: Muzika popullore Shqiptare përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në përshkrimet e studiuesve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsisht në konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor.  Folklori muzikor bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij janë provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janë përfiguruar qartë vegla popullore, që përdoren deri në ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj. Folklori muzikor shqiptar është jashtëzakonisht i pasur , çka dhe shprehet në ekzistencën e muzikës vokale që nga forma njëzërëshe e deri tek shumëzërëshi; në muzikën me vegla popullore; muzikën me zë e vegla; muzikën për shoqërimin e valleve popullore, etj. Këtyre u shtohet dhe një fond i madh veglash popullore të klasifikuara në katër grupet tashmë të njohura si ideofone, membrano

Festat Shqiptare

Festat Shqiptare jane: 28 nentori-dita e pavarsise 1 janar-viti i ri 1 maj-dita e punetoreve Ramazani-   është muaji në të cilin myslimanët çdo ditë agjërojnë nga agimi gjer në perëndim të diellit. Fiter Bajrami-ose "Bajrami i Madh" ... është festë e cila bëhet pas përfundimit të Ramazanit Kurban Bajrami-ose "Bajrami i Vogël" ësht dy muaj dhe 10 ditë pas bajramit të vogël. Kjo festë njihet si festa e sakrificës dhe vie si gëzim i kryerjes së Haxhit. Nata e Lejletul Kadrit-   është një nga dhjetë ditët e fundit të Ramazanit Konsiderohet si nata më e shenjtë e tërë vitit sepse është nata në të cilën ka zbritur Kurani . Gjithashtu konsiderohet më e mirë se 'njëmi muaj. Festa   është ditë e shënuara e cila kremtohet nga populli. Ka disa lloje festash, si p.sh. festa kombëtare, festa ndërkombëtare, si dhe ato të niveleve më të ulta. Ditë e shënuar që kremtohet çdo vit për të përkujtuar një ngjarje të rëndësishme në jetën e një populli; ditë që dallohet ng

Traditat dhe zakonet

Image
Them se nje nder traditat mije-vjecare shqiptare, eshte mikpritja e ngrohte dhe bujare e mysafirit. Nderi dhe rrespekti qe ja perkushtojm mysafirit, qe nga ardhja e tije ne shtepine tone, e deri tek largimi i tij nga shtepia e jone, tregon dukshem, bujarine, fisnikerin, dhe zakonin e shqiptarit.     Qe te gjith ne kemi pas rast te lexojm per kultura dhe tradita te vjetra, madje madje edhe parahistorike qe kan qene kultura te kohes. Ato i kan mbetur historis dhe degeve te saja te mirret me to, sepse disa nga popujt qe kan qen bartes te tyre ose jan shuar ose jan "moderuar", e ne disa raste kan shkuar ne ekstrem (duke i shkatrruar te gjitha traditat e veta).  Me lejoni te lidhem me traditat tona. Te gjith e dim se kur ka filluar institucionalizimi i ngjarjeve tradicionale-kulturore, dhe ndertimit kulturor qe te jet e kontrolluar, pra jemi shum te ri ne kete aspekt (te ndahet shapi prej sheqerit).  Ne pergjithsi tradita e trojeve tona eshte trashegu nga brezi ne brez, ka qen t

Veshjet tradicionale shqiptar

Image
Veshjet popullore , janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve. Veshjet tradicionale per gra Veshje me xhublete - E merr këtë emër nga fundi në formë këmbane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njeri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i te cilëve realizohet me gajtane të hollë prej leshi. Xhubleta përbëhet nga disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës, të cilat quhen: grykës, mangë, krahol, etj. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtanë i cili në dialektin lokal quhet kërrdhokëll. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla. Këmbët mbroheshin me këllqe shajaku ose me çorape të gjata, si dhe me opinga lëkure. Veshja me xhubletë në gjysmën e poshtme ka formën e këmbanës dhe

Ushqim tradicional byrek

Image
Përgatitja e Byrekut me Mish të Grirë Përbërësit 500 gr miell Kripë 250 ml ujë i vakur 250 ml ujë i vakur 3 kokrra mesatare domate 400 g mish të grirë 3 lugë gjelle vaj ulliri Kripë dhe pak piper Përgatitja e mbushjes me mish të grirë, qepë e domate Si fillim grijmë fare hollë qepët. Në një tigan hedhim vajin e ullirin e më pas qepët për t’i skuqur derisa volumi i tyre të bjerë dhe të marrin një ngjyrë të artë. Në kohën që qepët skuqen hedhim edhe kripën, e nëse dëshirojmë edhe pak piper. Më pas,  grini domatet në copa të vogla. Për t’u hequr me lehtësi lëkurën më parë i futini për pak minuta në ujë të ngrohtë. I hedhim në tiganin ku kemi skuqur mishin e qepët dhe vijojmë t’i skuqim derisa domatet të treten dhe masa të bëhet në formën e salcës kompakte. Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Përgatitja e brumit për byrekun Në një tepsi hedhim miellin. Hapim një gropë në mes dhe një lugë kripë ndërsa nisim të shtojmë ujin e vakur duke e pun

Dasma tradicionale shqiptare dhe evolucioni i saj

Image
Me fillimin e stinës së verës shohim edhe një rritje të dasmave dhe ahengjeve familjare. Kudo në trevat shqiptare vërehet kjo dukuri e rritjes së fluksit të organizimeve festive, e cila ndodh për arsye nga më të ndryshmet. Por në të kaluarën dasmat dhe në përgjithësi ahengjet familjare kishin një organizim pak më ndryshe nga ky i ditëve të sotme. Ekzistonin edhe normat e shkruara që duhej të respektoheshin bazuar në rite e rituale të ndryshme e që secili veprim kishte një simbolikë të veçantë. Në Kanunin e Lekë Dukagjinit libri lll flet për martesën dhe përfshin nga nyje 11 deri në 35, ku janë të specifikuar të gjitha etapat e procesit të martesës. Fazat dhe karakteristikat e organizmit të dasmës tradicionale shqiptare janë: Faza përgatitore: në këtë fazë hyjnë të gjitha punët derisa të fillojë dasma, si konsultimet apo bërja dert me anëtarët e familjes, apo edhe më gjerë për organizimin e dasmës, vendin ku do të priten dasmorët, rregullimin e odës së krushqve, bajraktarin e dasm

embelsire tradicional bakllava

Image
per petet  1kg miell 7 vezë (4 të plota dhe 3 të verdhat) 250 ml qumësht 1/2kg gjalpë i shkrirë në mikrovalë niseshte për spërkatje per mbushjen  1/2kg arra të qëruara dhe të pjekura (sipas dëshirës edhe bajame, lajthi, etj.)  1 luge e vogël kanellë Per sherbetin 1 filxhan ujë 1 filxhan sheqer 1/2 filxhan mjaltë 2 lugë lëng limoni  1 shkop kanelle  pak vanilje Pergatitja Përgatisim si fillim mbushjen duke bashkuar në një tas arrat e qëruara, të pjekura dhe të prera në copëza të vogla me kanellën. E lëmë në një anë dhe vazhdojmë me hapjen e petëve. Në një enë të madhe, rrahim vezët me ndihmën e një teli kuzhine, shtojmë qumështin, vajin dhe pak nga pak miellin derisa të përftojmë një brumë të butë. E ndajmë brumin në 4 pjesë të barabarta dhe secilën prej këtyre pjesëve në 15 sfera të vogla, pra gjithsej duhet të përfitojmë 60 sfera, të cilat më pas do të hapen në petë. Ndërkohë që hapim petët, pjesën tjetër të brumit e mbulojmë me një pecetë të lagu