Ushqim tradicional byrek

Përgatitja e Byrekut me Mish të Grirë

Përbërësit
  • 500 gr miell
  • Kripë
  • 250 ml ujë i vakur
  • 250 ml ujë i vakur
  • 3 kokrra mesatare domate
  • 400 g mish të grirë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë dhe pak piper

Përgatitja e mbushjes me mish të grirë, qepë e domate

Si fillim grijmë fare hollë qepët. Në një tigan hedhim vajin e ullirin e më pas qepët për t’i skuqur derisa volumi i tyre të bjerë dhe të marrin një ngjyrë të artë.
Në kohën që qepët skuqen hedhim edhe kripën, e nëse dëshirojmë edhe pak piper.
Më pas,  grini domatet në copa të vogla. Për t’u hequr me lehtësi lëkurën më parë i futini për pak minuta në ujë të ngrohtë.
I hedhim në tiganin ku kemi skuqur mishin e qepët dhe vijojmë t’i skuqim derisa domatet të treten dhe masa të bëhet në formën e salcës kompakte.
Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Përgatitja e brumit për byrekun

Në një tepsi hedhim miellin. Hapim një gropë në mes dhe një lugë kripë ndërsa nisim të shtojmë ujin e vakur duke e punuar brumin me dorë.
E punojmë me duar derisa të krijohet një masë kompakte dhe e ndajmë në dy pjesë të barabarta.
Pjesën e parë të brumit e ndajmë në 10 toptha të vegjël dhe secilin prej topthave nisim t’i hollojmë në petë të vogla.
Të gjitha petat e hapura i vendosim njëra mbi tjetrën duke e spërkatur secilën me disa pika vaj ulliri.
Sigurohemi që petën e fundit të mos e lyejmë me vaj por ta përdorim për të mbuluar petët e tjera.
Më pas, të gjithë petën e krijuar nisim ta hollojmë në përmasat e tepsisë që kemi për petanikun.
Me ndihmën e furçës së kuzhinës, tepsinë e lyejmë me vaj ulliri.
Më pas shtrojmë në petën që kemi holluar duke e puthitur në sipërfaqen e tepsisë.
Hedhim mbushjen me qepë dhe domate mbi petën që kemi shtruar në tepsi.
Edhe për petën e sipërme veprojmë në të njëjtën mënyrë si me petën e parë.
Pasi e kemi hapur e vendosim mbi mbushjen që kemi shtruar, kujdesemi që të bashkojmë mirë anët e të dyja petave.
Byrekun e spërkasim me disa pika vaji ulliri në pjesën e sipërme.
E fusim për ta pjekur në furrë me 200 gradë. Byreku piqet përreth 30 minuta, dhe gati.












Comments

Popular posts from this blog

Traditat dhe zakonet

Muzika shqiptare

Veshjet tradicionale shqiptar