Veshjet tradicionale shqiptar

Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.

Veshjet tradicionale per gra

  1. Veshje me xhublete-E merr këtë emër nga fundi në formë këmbane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njeri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i te cilëve realizohet me gajtane të hollë prej leshi. Xhubleta përbëhet nga disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës, të cilat quhen: grykës, mangë, krahol, etj. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtanë i cili në dialektin lokal quhet kërrdhokëll. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla. Këmbët mbroheshin me këllqe shajaku ose me çorape të gjata, si dhe me opinga lëkure. Veshja me xhubletë në gjysmën e poshtme ka formën e këmbanës dhe në gjysmën e sipërme ngjan me veshjen e kryqtarëve, sikundër dhe mjaft simbole të gdhendura mbi këtë kostum, si koka e demit kretan, forma kryqi, svastike, etj. janë të njohura si të templarëve. Studiuesja e sistemit të simbolikës në veshjet kombëtare shqiptare të Veriut, Luljeta Dano, pohon se misteri i veshjes së zezë, shkëlqen nga të gjitha pikëpamjet, si nga pamja monumentale, nga ndërtimi, teknika e endjes, ornamenteve të qëndisjeve, derdhjes së stolive, etj. duke mos qënë thjesht, një veshje grash, por një institucion i lashtë edukimi nga matriarkat. Misteri i kësaj veshjeje të zezë është më i madh se dija jonë per simboliken qe permban, por sot për sot mund te themi se kane nje pergjigje pyetjet per te.Në këtë veshje bie në sy forma e xhubletës, krejt e veçantë nga çdo veshje tjeter, mënyra e zbukurimit të pjesëve të saj me motive dhe ngjyra të plota, por shumë të përzgjedhura, si ngjyra e zezë, çiklamin, vjollcë ose blu. Kjo veshje është mbajtur në të gjitha malësitë e Alpeve shqiptare, një pjesë e tyre sot ndodhet në territorin administrativ të Malit të Zi. Xhubleta përfaqeson veshjen me të hershme në Shqipëri, por njëherësh edhe tipologjinë e veshjes më të vjetër në botë, ende e gjallë në kullën malësore shqiptare. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir në kulturën popullore shqiptare që vjen e gjallë deri në ditët tona.
  2. Veshja me kemishe te gjata dhe perparse-Pjese kryesore e kesaj veshje eshte kemisha e gjate, me menge te gjata, te gjera ose te ngushta. Ne mes ajo shtrengohej nga nje brez leshi me ngjyra te ndryshme dhe shoqerohej ne pjesen e perparme nga nje perparse e leshte ose e pambukte me madhesi e zbukurime qe ndryshonin nga njera krahine ne tjetren. Ne stinen e veres, ne pjesen e siperme gruaja e veshur me kete kemishe mbante nje jelek, kurse ne dimer siper tij shtohej edhe nje mintan me menge te gjata si dhe nje xhoke prej shajaku. Gjatesia, ngjyra dhe zbukurimi i xhokes ndryshonte veeanerisht nga pozita gjeografike apo zhvillimi i krahinave ku mbahej kjo veshje, duke krijuar keshtu vecori te shumta lokale. Kjo veshje qe e perhapur ne Mirdite, Diber, Mat, Shpat, Cermenike, Dumre, Myzeqe, Berat, Koree, Kolonje, Gjirokaster, Sarande. etj.
  3. Veshja me dimit-Emertimi i ketij tipi percaktohet nga nje lloj pantallonash shume te gjera dhe me ngjyre te zeze. Ne pjesen e siperme te trupit grate e veshura me brekesha vishnin kemishe te shkurter, jelek ose mitan. Ne kembe mbathnin corape leshi me shume ngjyra. Gjithnje mbi brekesha ne pjesen e perparme vishej edhe nje perparje prej leshi e zbukuruar me kuadrate disa ngjyreshe. Ndersa ne koke mbanin shamia shume ngjyreshe te lidhura nen gushe, pa i palosur ne forme trekendeshi. Ne fakt kjo veshje eshte futur ne perdorim nga fillimi i shek. XX dhe pati perdorim te kufizuar, kryesisht ne disa fshatra te Malesise se Tiranes, ne Martanesh, ne Polis, Berzeshte, Gur i Bardhe etj.

Veshja per burra
  1. Veshje me fustanelle-Edhe kjo veshje burrash kete emertim e merr nga nje lloj fundi i bardhe, i bere me pelhure pambuku dhe me shume rrudha. Nen kete fund mbatheshin te mbathura te gjata, mbi te cilat nga nyje e kembes e deri tek gjuri visheshin kallei prej shajaku. Ne disa raste keto zgjateshin deri ne rreze te kofsheve, prandaj dhe quhen kofshare.Ne pjesen e siperme vishej nje kemishe e shkurte me menge te gjera, jeleku dhe mengorja (ne menyre te varura pas). Ne bel vinin nje brez te gjere leshi, mbi te dhe nje tjeter prej lekure te zbukuruar mbi te cilin futeshin e vareshin armet e brezit. Ne stinen e ftohte pjese e kesaj veshje ishte edhe flokata e leshit. Ndonse ne koke vihej nje feste e bardhe me nje thumb ne mes. Deri ne fillim te shek. XX kjo veshje eshte mbajtur ne te gjitha trevat shqiptare, qe nga Kosova e deri ne Cameri. Me pas ajo u kufizua vetem ne fshatrat e Shqipërise se Jugut.
  2. Veshje me tirk-Elementi me tipik i kesaj veshje jane tirqet te cilat kane formen e pantallonave te ngushta prej shajaku (me te shumten e rasteve te bardhe dhe me rralle te zi ose te murme). Pergjithesishte ato lidhen poshte belit (ne kerdhokell) shoqeruar edhe me nje brez te lesht me vija disangjyreshe. Ne pjesen e siperrme vishej nje kemishe me menge te gjata, jelek pa menge dhe xhamadan me menge te gjata, te dy prej shajaku. Ne stine te ftohta mbi xhamadan vishej edhe nje xhakete me menge te shkurta dhe me jake marinari (prej shajaku me ngjyre te zeze) e quajtur diku xhurdi, diku tjeter kaporane ose herke . Tirqit zakonisht jane mbajtur ne Shqipërine Veriore, ne Kosove dhe ne Shqipërine Verilindore, duke arritur deri ne rrethin e Beratit.
  3. Veshje me poture-Ndryshe nga veshjet e tjera këto lloj pantallonash kane mjaft ndikim (ne formën e prerjes) nga e njëjta veshje e përdorur ne vendet orientale. Ne pjesën e poshtme te kembeve (poshtë gjurit) visheshin kallce prej shajaku. Ndërsa ne pjesën e sipërme vishej këmisha me mënge te gjata e shoqëruar me një jelek prej shajaku, i cili mbërthehej ne pjesën anësore te gjoksit. Ne stine te ftohte, vishej dhe një xhamadan me mënge qe vareshin ne pjesën e pasme te trupit. Kjo veshje kishte edhe një pjese tjetër qe dallonte nga krahinat e tjera, është pikërisht qeleshja e larte ose takija gjysme sferike.
Image result for veshjet tradicionale

Image result for veshjet tradicionale




Comments

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe gjeta një faqe ku pashë që Dr Ediomo një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ediomo, një magjistar i fuqishëm për zgjidhje
    1) Kthehu i dashuri
    2) Ribashkoni burrin ose gruan
    3) Nëse keni pela të natës
    4) Kurë për HIV dhe Kancerin
    5) Unaza e fuqishme magjike
    6) Magji për fat të mirë
    7) Thyerja e obsesionit
    8) Problemet e lindjes dhe shtatzënisë
    9) numri me fat i lotarisë
    Kontaktoni EMAIL:drediomo77@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp atë +2349132180420/+2348155926512

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Traditat dhe zakonet

Muzika shqiptare